Sherr në pikën e basteve, plagoset një person në Durrës

415
Një person mbeti i plagosur me thikë pas një sherri në një pikë bastesh në Durrës. Policia arrestoi menjëherë autorin Tan Kazazi. I plagosuri është Ramiz Tepshi, i njohur ndryshe edhe me pseudonimin “Xhamajka”. Ramiz Tepshi është person me precedent penal dhe mjaft i njohur në Durrës. Mes dy personave pati debat të ashpër, që më pas përfundoi me përdorimin e thikës. I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që shkaqet e ngjarjes janë ende të paqarta.
Sigal