Sherr në një lokal në Klos, plagoset me thikë 28-vjeçari, niset me helikopter drejt Tiranës

841
Sigal

Një 28-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri në Klos. Sipas të dhënave të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 në qytetin e Klosit, në verandën e një lokali.

Mësohet se shtetasit Selami Rami, 35 vjeç dhe Gazmir Pisli, banues në fshatin Platin janë konfliktuar me njeri-tjetrin. Pas debatit dyshohet se Rami ka plagosur me thikë 28-vjeçarin.

I dëmtuari pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Burrelit, është dërguar për ndihmë më të specializuar në Tiranë me një helijopter.

Mësohet se i riu ndodhet në gjendje të rëndë shëndetërore.

NJOFTIMI I POLICISE
Kapet dhe arrstohet në kohë rekord autori i cili në qytetin e Klosit plagosi me thikë shtetasin G.P.

Në vijim të informacionit paraprak, ku gjatë paraditës së sotme datë 08.06.2018, në verandën e një lokali, u konfliktuan dy persona, dhe mbeti i plagosur me thikë njëri prej tyre, shërbimet e policisë të Komisariatit Mat, dhe të stacionit të Policisë Klos, vijuan krehjen e zonës për kapjen e autorit, i cili pas plagosjes u largua nga vendi i ngjarjes.

Si rezultat i kontrollit në afërsi të fshatit Pleshë-Klos, u arrit të kapet dhe arrestohet në flagrancë shtetasi: Selami Rami, 35 vjeç, banues në fshatin Platin-Klos, autori i dyshuar i cili plagosi me thikë shtetasin G.P, i cili po merr ndihmë mjekësore në Tiranë. Konflikti dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta (konflikt i çastit). Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një thikë.(e përdorur nga autori). Materialet do ti referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprime të mëtejshme.