Sherr në lokalin në qendër të Fierit, plagoset një 31-vjeçar (Detajet)

429
Sigal

Një 31-vjeccar është paraqitur i plagosur në këmbë në spitalin e Fierit. Mësohet se i riu me iniciale J.S ka shkuar në urgjencën e spitalit rajonal Fier rreth orës 5 të mengjesit të këtij 1 janari.

Për shkak se i riu është paraqitur në gjendje të dehur në spital nuk ka treguar asgjë rreth asaj që ka ndodhur.

Burimet e para kanë bërë me dije se plagosja mund të ketë ndodhur pas një feste në një nga lokalet në qendër të qytetit, pranë të cilit ka ndodhur dhe ngjarja.

Mësohet se i riu mund të jetë plagosur me armë zjarri pas një grindjeje, por pritet që ngjarja të zbardhet nga ana e policisë së Fierit.