Sherr në lokal, Miss Kosova rrihet me prezantuesen

441
Dhjetëra qytetarë të Prishtinës janë bërë dëshmitarë të një sherri mes femrash në një nga zonat më të populluara të kryeqytetit kosovar. E në fakt dy femrat që janë përfshirë në sherr janë dy personazhe publike. Bëhet fjalë për moderatoren e Klan Kosova, Genta Cana dhe Miss Kosovës 2008, Arta Kamberi. Të dyja janë rrahur me njëra-tjetrën, duke u kapur për flokësh. Nuk dihet se cili ka qenë motivi i këtij episodi aspak të zakonshëm, por persona të afërt me dy vajzat kanë thënë se ka qenë xhelozia dhe konkurrenca mes tyre, ajo që ka provokuar këtë konflikt.
Sigal