Sherr në lokal, klienti plagos me armë pronarin në Vlorë

655
Një person është plagosur me armë zjarri ditën e sotme në qytetin e Vlorës.
Nga raportimet e para thuhet se plagosja ndodhi për shkak të një konflikti të çastit mes një klienti dhe pronarit të lokalit në në lagjen ”Uji i Ftohtë’
I plagosur ka mbetur 51-vjeçari D.C, ndërkohë që është shpallur në kërkim autori i ngjarjes.
Njoftim i policise
Vlorë Më datë 07.12.2017, Salla Operative Vlorë është njoftuar prej Spitalit Rajonal Vlorë se atje ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore një shtetas i plagosur me armë zjarri. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë pranë ambienteve të Spitalit dhe nga verifikimi ka rezultuar se shtetasi D.C., 51 vjeç, është plagosur (në këmbë), me armë zjarri gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta pitalit dhe nga verifikimi ka rezultuar se shtetasi D.C., 51 vjeç, është plagosur (në këmbë), me armë zjarri gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta në lokalin e tij në lagjen ”Uji i Ftohtë” prej shtetasit E.V., 46 vjeç, (klient në lokal). Policia ka bërë menjëherë shpalljen në kërkim të shtetasit E.V., dhe po punon për kapjen e ndalimin e tij si edhe për zbardhjen e sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sigal