Sherr në dasëm/ Plagosen 3 persona, arrestohen agresorët

371
Tre të plagosur me mjete prerëse dhe dy të ndaluar nga policia. Është ky bilanci i një sherri të nisur gjatë një ceremonie martese në fshatin Radostinë në Fier. Burime zyrtare nga policia bënë të ditur se në lokalin e shtetasit D.F ku po zhvillohej një ceremoni martese, shtetasit A. Bajrami, 21 vjeç dhe K.Pashko, 33 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës shtetasit L.S, 54 vjeç, A.S, 19 vjeç dhe G.N, 25 vjeç, të tre banues në Radostinë. Shtetasit A. Bajrami dhe K.Pashko janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier, ndërsa shtetasit e dëmtuar ndodhen në Spitalin Rajonal Fier jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sigal