Sherr në Bulqizë/ E bën për spital pasi e goditi në kokë, pranga 37-vjeçarit (Emri)

Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia në Bulqizë pasi në sherr e sipër ka goditur një person me mjete të forta në kokë.

Ulvi Cami, banues në Gjoricë të Bulqizës, menjëherë u arrestua nga policia, ndërkohë që i plagosuri ndodhet i shtruar në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u arrestua në flagrancë shtetasi : Ulvi Cami, 37 vjeç, banues në Gjoricë-Bulqizë

Arrestimi i tij u bë pasi me datë 10.09.2017, rreth orës 17.30, në fshatin Gjoricë, Bulqizë, për motive të dobëta shtetasi i lartëpërmendur ka goditur me mjete të forta në kokë shtetasin L.Xh, 49 vjeç, banues në Gjoricë,” shkruhet në njoftim.

I dëmtuari ndodhet në spitalin e Bulqizës jashtë rrezikut për jetën. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.