Sherr në autobusin e linjës Tiranë-Vorë, fatorinoja dhe kontrollori plagosin me thikë të riun

632
Nuk janë të pakta rastet e sherreve që ndodhin brenda autobusëve të linjave urbane. E një rast i tillë është regjistruar dje në linjën e Tiranë-Vorë, ku për pasojë një i ri ka mbetur i plagosur.
Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet R.M., 23 vjeç, i cili u është goditur me thikë nga futuronoja dhe kontrollori i këtij autobusi. Njeri prej autorëve është arrestuar, tjetri është shpallur në kërkim.
NJOFTIMI I POLICISË
Nga Specialistët e Seksionit të Krimeve Kundër Jetës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr. 6 Tiranë, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
• Hazbi Begu, 23 vjeç, banues në Fushë-Prezë.
Si dhe u shpall në kërkim shtetasi:
C.K., 28 vjeç, banues në Tiranë
Pasi më datë 02.04.2018, në rrugën dytësore Tiranë – Vorë në autobusin e linjës Tiranë-Vorë, shtetasi R.M., 23 vjeç, banues në Kodër-Kamëz, pasagjer, është konfliktuar për motive të dobëta me fatorinon e autobusit shtetasin H. Begu, 23 vjeç, banues në Fushë-Prezë dhe me kontrollorin e linjës për autobusët shtetasin C.K., 28 vjeç, banues në Tiranë.
Më pas shtetasi C. K., në bashkëpunim me shtetasin Hazbi Begu e kanë goditur me mjet prerës thikë shtetasin R. M., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 76-22, 25 dhe 279 të Kodit Penal, në ngarkim të dyshuarve H. Begu dhe C. K.
Sigal