Sherr mes dy të rinjve, plagoset rëndë me kaçavidë njëri prej tyre

488
Sigal

Një sherr mes dy të rinjsh është shënuar paraditen e sotme në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur pranë godinës së pallatit të sportit në Durrës, ku një prej të rinjve është goditur me kaçavidë, dhe ka mbetur i plagosur rëndë.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia dhe ambulanca ku ka bërë të mundur dhe shoqërimin e të plagosurit drejt urgjencës së Durrësit, ku po merr dhe ndihmën e parë nga bluzat e bardha.

Nuk dihen ende identitetet e personave që janë përfshirë në konflikt.