Sherr mes dy kunatave në Lezhë, 41-vjeçarja godet me sende të forta 35-vjeçaren

491
Nuk janë të pakta rastet e dhunës brenda familjes, ndaj edhe një rast i ngjashëm ka ndodhur në Lezhë. Mësohet se një 41-vjeçare ka goditur me sende të forta kunatën e saj, në rrethana ende të paqarta.
Burime zyrtare nga policia thanë se shtetasja me inicialet M.B., akuzohet se dhunoi shtetasen me inicialet V.P., duke i shkaktuar kësaj të fundit dëmtime të lehta.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 29.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkalles Parë Lezhë, për shtetasen M.B, vjeç 41, pasi në Tresh, ka goditur me sende të forta kunatën, shtetasen V.P, vjeç 35, duke i shkaktuar dëmtime të lehta. Neni 90 i Kodit Penal.
Sigal