Sherr mes dy bashkëfshatarëve, plagoset me thikë 57-vjeçari

Parandalohet një konflikt mes dy personave në Pilur të Himarës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se një 72-vjeçar tentoi të vriste me mjete prerëse një 57-vjeçar, duke e plagosur lehtë. Fill pas sherrit, autori i dyshuar u arrestua.

NJOFTIMI I POLICISE
Parandalohet një konflikt i cili mund të përshkallëzohej deri në ngjarje tragjike !
Tenton të vrasë me mjet prerës, arrestohet në flagrancë nga policia !
Pas një telefonate e cila ka ardhur në Sallën Operative Himarë, lidhur me një konflikt në fshatin Pilur, midis dy shtetasve, Strukturat e Policisë së Komisariatit Himarë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje duke parandaluar konfliktin i cili mund të përshkallëzohej deri në vrasje.
Në vendngjarje shërbimet policore kanë konstatuar shtetasin J.K i cili pas një konflikti për motive të dobëta ka kanosur si edhe ka goditur me mjete të ftohta prerëse-shpuese (thikë), në tentativë për ta vrarë shtetasin V.L., 57 vjeç, i cili aktualisht gjendet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë policia ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:
J.K, 72 vjeç, banues në Pilur, Vlorë.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentative”, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 76-22 dhe 279 të Kodit Penal.