Sherr mes çiftit boshnjak në Zvicër, burri ther gruan në prani të tre fëmijëve

556
Në fshatin Wasterkingen, afër qytetit Bülach, Kantoni i Cyrihut, natën e së martës një burrë 50-vjeçar ka therur me një mjet të mprehtë bashkëshorten e tij 45-vjeçare. Përkundër përpjekjeve të shpejta për ta reanimuar, gruaja ka vdekur në vendin e ngjarjes, në banesën e saj. Bashkëshorti i saj është arrestuar pa bërë rezistencë.
Burimet policore flasin për një çift me shtetësi serbe, por sipas të dhënave ende të pakonfirmuara, bëhet fjalë për një burrë e grua, boshnjakë nga Kosova.
Tre fëmijë të moshës adoleshente kanë qenë të pranishëm kur ka ndodhur krimi, njofton Policia Kantonale e Cyrihut. Ndërsa vajza e madhe 18 vjeçe e çiftit tashmë jeton jashtë familjes dhe nuk ka qenë aty. Fëmijët janë marrë nën përkujdesjen e një ekipi kujdestar.
Ende është e paqartë se si ka ndodhur krimi gjegjësisht nuk dihet arsyeja e përshkallëzimit të konfliktit në mes të çiftit. Por, ajo që dihet është se bashkëshorti nuk ka qenë i njohur më parë nga policia për ushtrim dhune familjare. Ai ka qenë i sëmurë rëndë por nuk ka rënë në sy për sjellje të këqija, thonë fqinjët e familjes.
Sigal