Sherr mes adoleshentëve në Durrës, qëllohet me thikë 16-vjeçari

590
Një sherr mes adoleshentësh ka përfunduar me plagosje sot në qytetin e Durrësit.
Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë kanë bërë kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar të një plagosje të ndodhur mesditën e sotme në Durrës, shtetasin D.L.17 vjeç, banues në Durrës.
Shtetasi i mësipërm, në lagjen Nr.15, Spitallë, Durrës dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin A.Gj. 16 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.
Policia menjëherë pas marrjes së njoftimit për ngjarjen e ndodhur, ka bërë të mundur identifikimin dhe kapjen në kohë të autorit të dyshuar, ku ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe po pyetet rreth rrethanave të ngjarjes.
Sigal