Sherr mes 4 të rinjve në Dibër, njëri kapet me drogë në banesë

453
Sigal

Policia e Dibrës ka arritur të parandalojë në kohë përshkallëzimin e një konflikti mes 4 të rinjve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër morën informacion per një konflikt mes disa të rinjve, te cilet mund të përdornin armë zjarri. Falë një punë të mirë-organizuar është bërë ndërhyrja në kohë nga Policia duke parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale.

U shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve H.K. 25 vjeç, banues në fshatin Dohoshisht dhe M.K, 21 vjeç, banues në Peshkopi. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin në qytetin e Peshkopisë për motive të dobëta ata kanë goditur me mjete të forta dhe nën kërcënimin e armës kanë kanosur shtetasit A.S, 25 vjeç dhe D.M, 24 vjeç, nga fshati Fushë Çidhën.

Në vijm të punës për kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt është ushtruar kontroll në banesat e tyre. Në banesën e shtetasit H.K. u sekuestruan 2 kg lëndë narkotike kanabis. U arrestua në flagrancë shtetasi Lutfi Kaja, 60 vjeç, (babai i shtetasit në kërkim H.K), për veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit tip automatik dhe lënda narkotike.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.