Sherr mes 2 shqiptarëve në Itali, vritet me thikë 55-vjeçari

455
Sherri mes dy emigrantëve shqiptarë në sallën e lojërave të fatit ka përfunduar tragjikisht për Sabri Aliajn, i cili humbi jetën pasi u godit me thikë në gjoks nga bashkëpatrioti i tij Poli Hazizi. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Alesandri, qytet në veri të Italisë. Sipas mediave italiane, 55-vjeçari ndërroi jetë në spital pas plagëve të rënda që mori nga goditjet me thikë që i dha 47-vjeçari Poli Hazizi. Grindja mes tyre ka nisur për shkak të lojës, dhe ka përfunduar më tej në përleshje me thikë. 55-vjeçari, sipas mediave italiane, kishte tentuar të mbrohej me një hekur, por nuk ka mundur t’i mbijetojë thikës së shqiptarit tjetër. Karabinierët arrestuan 47-vjeçarin Hazizi në apartamentin e tij, ku ju gjet edhe thika me të cilin qëlloi për vdekje 55-vjecarin Sabri Alija.
Sigal