Sherr me thika në Tropojë, i riu plagos bashkëmoshatarin (Emri)

643
Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se plagosi me thikë një të ri. Ngjarja në fjalë ndodhi në vendin e quajtur “Kroi i Dojanit” fshati Bujan në Tropojë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Fatlind Vidrica akuzohet se plagosi shtetasin me inicialet A.B., 24 vjeç.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 14.02.2018, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë, arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Fatlind Vidrica, 23 vjeç, banues në fshatin Bujan, Tropojë.
Arrestimi i tij u bë pasi në vendin e quajtur “Kroi i Dojanit” fshati Bujan, duke udhëtuar se bashku me shtetasin A.B, në mjetin e këtij të fundit, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë shtetasin A.B duke e goditur me thikë në krah dhe dorë.
I dëmtuari shtetasi A.B., 24 vjeç, banues në fshatin Dojan, ndodhet në spitalin e Gjakovës, jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një mjet prerës (thikë), që dyshohet se është përdorur nga autori.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja me paramendim, mbetur në tentativë”, parashikuar nga neni 78 e 22 i Kodit Penal.


Sigal