Sherr me thika në Prishtinë, plagoset 17-vjeçari. Autori në kërkim

509
Një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e djeshme në Prishtinë. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Gustav Majer”.
Burime nga policia e Prishtinës bënë me dije se i plagosur ka mbetur shtetasi me inicialet Sh. P.

“Rreth orës 19:10 kemi pranuar informatën për një therje me thike në rrugën ‘Gustav Majer’ personi i lënduar mashkull, Sh.P – 17 vjeçar, menjëherë është transportuar për në QKUK”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, policia ka identifikuar autorin e dyshuar të krimit, i cili është shpallur në kërkim.
Sigal