Sherr me thika në një lokal në Vlorë, dy të plagosur e një në pranga. Emrat

507
Një sherr mes të rinjsh në qytetin e Vlorës ka përfunduar me plagosjen rëndë me thikë të njërit prej tyre.
Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se Antonio Veizaj, 25 vjeç, i arrestuar tashmë nga policia, ka plagosur me thikë dy të tjerë, K. I., dhe I. I., ku ky i fundit ka mbetur i dëmtuar rëndë.
Konflikti ka nisur në afërsi të një lokali në lagjen “Pavarësia” për motive banale, fillimisht me fjalë e më pas me konfrontim fizik ku Veizaj ka përdorur thikën.
Njoftimi i policisë për ngjarjen:
Arrestohet një 25 vjeçar pasi gjatë një konflikti ka plagosur rëndë me thikë një tjetër shtetas !
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin :
Antonio Veizaj, 25 vjeç, banues në Vlorë.
Shtetasi i mësipërm në afërsi të një lokal-bar në lagjen ”Pavarsia” është konfliktuar për motive të dobëta, me fjalë dhe fizikisht duke përdorur mjete prerëse (thikë), me shtetasit K.I., dhe I.I., ku ky i fundit ka mbetur i dëmtuar rëndë.
Dëmtime të lehta ka marrë edhe vet shtetasi Antonio.V., dhe shtetasi K.I..
Materialet hetimore në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.
Sigal