Sherr me thika në mes të Kukësit, humb jetën adoleshenti

704
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Kukësit. Një adoleshent ka humbur jetën pasi është goditur me thikë nga një bashkëmoshatar i tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një sherri mes dy adoleshentëve.
16-vjeçari me inicialet A.M është dërguar me urgjencë në spitalin e Kukësit, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.
Sakaq, policia ka mbqrritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar në komisariat autorin. 17-vjeçarin me inicialet R.M. Do të jetë deklarata e tij dhe dëshmia e të pranishmëve në vendngjarje ato që do të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen e rëndë.
Sigal