Sherr me thika në lokal, plagosen dy të rinj

488
Një i ri ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës, ndërsa janë shpallur në kërkim dy të tjerë me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë. Policia thotë se ka arrestuar në flagrancë Lefter Donon 18 vjeç, banues në Gjirokastër, ndërsa në kërkim janë shtetasit M.N dhe O.A. Sipas bluve, “të tre këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, për motive të dobëta në një lokal në lagjen “Pllakë”, Gjirokastër kanë goditur me mjete prerëse (thikë ) shtetasit K. K 22 vjeç dhe G.B 19 vjeç”. Dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”.
Sigal