Sherr me thika në Fier, 31 vjeçari plagoset rëndë

582
Mëngjesin e sotëm një 31 vjeçar ka përfunduar në spital me plagë, pasi është goditur me thikën në pjesën e barkut.
Ngjarja ka ndodhur në Fier rreth orës 09:00 të ditës së sotme.
Në urgjencën e spitalit shtetasi me iniciale F.S, 31 vjeç, banues në fshatin Peshtan i Vogël, Fier.
“Në një lokal në fshatin Lavan, dyshohet se shtetasi D.H, 40 vjeç, ka goditur me thikë në bark shtetasin F.S. Shtetasi F.S po merr mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, sqaron policia.
Policia po punon për kapjen e shtetasit D.H dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Sigal