Sherr me thika mes dy të dehurve në Bulqizë, plagoset 27-vjeçari

555
Një 27-vjeçar ka mbetur i plagosur pas konflikti me një person. Ngjarja në fjalë ndodhi në orën 04:10 në njësinë administrative Trebisht të Bulqizës. Burime zyrtare bënë me dije se shtetasi me inicialet A.K, 44 vjeç, së bashku me shtetasin N.O, rreth 27 vjeç, dyshohet se në gjendje të dehur, janë konfliktuar me njëri-tjetrin në qendër të fshatit. Për pasojë ka mbetur i plagosur me mjete prerëse shtetasi me inicialet N.O, ndërsa ai po merr mjekim në spital.
Policia e Bulqizës ka shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen autorin të kësaj ngjarje shtetasin A.K.
NJOFTIMI I POLICISË
Rreth orës 04.10 min, të mëngjesit të sotëm jemi njoftuar se në njësinë administrative Trebisht, janë konfliktuar dy persona.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ku nga verifikimet paraprake kanë konstatuar se :
Shtetasi A.K, 44 vjeç, së bashku me shtetasin N.O, rreth 27 vjeç, dyshohet se në gjendje të dehur, janë konfliktuar me njëri tjetrin në qendër të njësisë Trebisht, ku shtetasi A.K, ka plagosur me mjete prerëse shtetasin N.O, i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Bulqizës ka shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen autorin të kësaj ngjarje shtetasin A.K. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Sigal