Sherr me thika mes dy nxënësve në Vlorë, plagoset 16-vjeçari

657
Një adoleshent ka mbetur i plagosur në Vlorë pas një sherri me një bashkëmoshatar. Sipas informacioneve të para, dy adoleshentët janë zënë pas përfundimit të mësimit. I plagosuri është dërguar në spital, ndërsa policia ka shoqëruar autorin e ngjarjes, A.N., 14 vjeç.
Informacion paraprak
Më datë 23.11.2017, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se, në lagjen “1 Maji”, është goditur me mjet prerës në bark, shtetasi V.Ç., 16 vjeç, prej shtetasit A.N., 14 vjeç.
Shtetasi i dëmtuar është transportuar për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe mjeti prerës (thikë), i përdorur prej autorit.
Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë shtetasin A.N., për zbardhjen e plotë të motiveve të kësaj ngjarje.
Sigal