Sherr me kasierin e marketit për një faturë të gabuar, shqiptari e qëllon me thikë

582
Një shqiptar është arrestuar në Itali pasditen e djeshme pasi plagosi me thikë një kasier në një minimarket.
Ngjarja nisi kur gruaja e shqiptarit me inicialiet L.S. u kthye në shtëpi pasi kishte blerë në minimarketin pranë zonës ku banonin në rrethin Borghese.
Pasi pa faturën e gjërave që kishte blerë e shoqja, shqiptari vuri re që nuk ishte e duhura dhe i nevrikosur u drejtua për tek minimarketi.
Sapo hyri në dyqan filloi të grindej me kasierin,i cili ishte me origjinë nga Bangladeshi dhe në kulmin e sherrit, shqiptari nxori thikën, e goditi dhe u largua menjëherë.
Karabinierët shkuan menjëherë në vendngjarje dhe nuk e patën të vështirë kapjen e shqiptarit, i cili në momentin e arrestimit i kishte duart me gjak.
Kasieri i plagosur u shtrua në spital, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën shkruan Il Tabloid.it
Sigal