Sherr masiv mes të rinjve, të shtëna me armë në ish-Bllok, 15 të shoqëruar

615
Pesëmbëdhjetë të rinj janë përfshirë në një sherr masiv në zonën e ish-bllokut në kryeqytet. Gjithçka ka ndodhur në orët e mëngjesit të ditës së djeshme. Ngjarja është njoftuar në sallën operative nga një telefonatë se në rrugën “Brigada e 8” ka një konflikt dhe ka të shtëna me armë zjarri. Si pasojë e konfliktit mes disa të rinjve ka mbetur i dëmtuar shtetasi Erlis Duka, 27 vjeç, banues në Tiranë, i cili nuk ka dëmtime me armë zjarri, por dyshohet të jetë dëmtuar nga goditjet me grushte. Erlis Duka, është dërguar për ndihmë mjekësore, ku më pas është arrestuar për veprën penale “Moskallëzim Krimi”. Gjatë konfliktit njëri prej shtetasve të përfshirë në konflikt ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja arme zjarri. Janë shoqëruar në ambientet e policisë 15 persona për sqarime dhe verifikime të mëtejshme.
Sigal