Një sherr i rëndë është regjistruar mes 4 grave në ka ndodhur në Durrës. Në këtë zënkë janë përdorur edhe mjetet e forta, si drunj dhe hekura.
Në sherr janë përfshirë dy gratë me inicialet M. H., 41 vjeçe; A. B., 26 vjeçe; kundër dy grave të tjera me inicialet N. B., 60 vjeçe dhe L. H., 50 vjeçe, që të katërta me banim në Durrës.
Policia informon se 41-vjeçarja së bashku me 26-vjeçaren, kanë goditur me mjete të forta dy të tjerat.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 13 në Plazh, dhe shkak i përplasjes së ashpër mes grave ka qenë një konflikt për motive të dobëta.
Policia nuk jep më tepër detaje, ndërsa bën të ditur se ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për dy më të rejat me inicialet M. H., e A. B.