Sherr brenda komisariatit, shefi godet me grushte efektivin e policisë

628
Dy efektivë policie janë rrahur me njeri-tjetrin.
Ngjarja është regjistruar brenda ambienteve të komisariatit të Policisë në Lezhë. Sipas njoftimit zyrtar së dhënë nga sot policia, bëhet e ditur se Oficeri i Patrullës së Përgjithshme N.SH. ka goditur me grushte efektivin e Patrullës së Përgjithshme M.M. edhe ky i fundit i është kundërpërgjigjur.
Për ti ndarë kanë ndërhyrë të tjerë efektivë, ndërsa Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Drejtorinë e Policisë Lezhë nisi një procedim disiplinor për dy protagonistët.
“Në lidhje me këtë ngjarje të dy punonjësit e Policisë janë pezulluar nga detyra dhe ndaj tyre ka filluar ecuria disiplinore për përdorim të paligjshëm dhe i paarsyeshëm i forcës”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.
Materialet për rastin u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë.
Sigal