Shërbimet sekrete franceze: Salah Abdeslam është në Siri

454
Salah Abdeslam, i kërkuari numër një për atentatet e 13 nëntorit në Paris, është arratisur në Siri sipas shërbimeve sekrete franceze. Lajmi bëhet i ditur nga CNN, i cili i referohet një burimi “pranë hetimeve” dhe një tjetri të antiterrorizmit.
Dy ditë më parë, burime të tjera kishin pohuar që Salah kishte mbërritur në Lindje të Mesme i ndihmuar nga miq dhe bashkëpunëtorë.
Në Molenbeek-Saint Jean, në lagjen Bekkant në Bruksel, edhe të dielën ka vazhduar kërkimi për Salah. Televizioni belg Rtbf ka raportuar që një operacion i policisë belge ka kryer kontrolle për rreth një orë e gjysmë, por pa bërë asnjë arrestim. Operacioni ka pasur lidhje me të dyshuarin e atentateve në Paris i cili fshihej në atë zonë.
Sigal