Shërbim prove djalit të deputetit Mëhill Fufi

498
U arrestua më 4 dhjetor në afërsi të shkollës “Besnik Sykja” në Tiranë, gjykata dënon me 1 vit burg të konvertuar në shërbim prove me kusht djalin e deputetit demokrat Mëhill Fufi. 17 vjeçari me iniciale G.Fufi është dënuar me akuzën e armëmbajtjes pa leje, ndërsa pas arrestimit të tij policia e kryeqytetit deklaroi se parandaloi një vrasje e cila shkak kish patur një konflikt midis të rinjve në gjimnazin “Besnik Sykja”. Së bashku me G.Fufin në pranga ra dhe shoqa e tij e klasës M.Bufi e cila po ashtu është dënuar me kusht që për dy vite të mos kryej vepër tjetër penale dhe të shoqërohet me persona të dënuar. Procesi ndaj dy gjimnazistëve ka zgjatur për 4 seanca dhe vendimi është dhënë nga gjyqtari Arben Micko pranë Dhomës Penale në Tiranë.
Sigal