Shëngjin, humb jetën 61-vjeçari, bie në kontakt me rrymën elektrike

459
Sigal

Një 61-vjeçar ka humbur jetën sot në Shëngjin, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se viktima është identifikuar si Agostin Lelcaj, 61 vjeç, i cili punonte si roje në një godinë në ndërtim.

Sipas hetimeve të para, dyshohet se 61-vjeçari ka rënë në kontakt me një kabull elektrik dhe për pasojë ka humbur jetën. Ndërkohë ekspertë të policisë po punojnë për të zbardhur ngjarjen.