Shembje me shpërthim të kontrolluar në Sarandë

393
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, do të realizojë sot në Sarandë shembjen e një ndërtese në Sarandë me shpërthim të kontrolluar. Operacioni i IKMT është në mbështetje të bashkisë së këtij qyteti për realizimin e projektit për ndërtimin e rrugës nr.5, loti 2 dhe 3. Objekti ka katër kate mbi tokë dhe një kat nën tokë, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 400 metër katrorë. Në trupin e objektit janë hapur 200 vrima dhe do të vendosen 10 kilogramë lëndë eksplozive c4. Operacioni i IKMT në mbështetje të bashkisë Sarandë, do të vijojë edhe me prishjen e disa objekteve të tjera, 1 dhe 2 katëshe.
Sigal