Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në konviktet në Qytetin Studenti. Në një prej godinave ku strehohen studentët ka rënë tavani duke zënë poshtë një prej vajzave që jetonin në të, duke e dëmtuar atë rëndë.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur ambulanca e cila ka dërguar menjëherë në urgjencë studenten e dëmtuar.