Shembet çatia e shtëpisë ku po punonte, humb jetën shqiptari në Greqi

559
Një shqiptar ka humbur jetën në Greqi, pasi ka rënë nga çatia e një banese ku po punonte.
Ngjarja ka ndodhur në Arcadia të Greqisë, ndërsa çatia është shembur dhe e ka zënë poshtë shqiptarin, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Bashkë me shqiptarin ishte edhe një grek i cili ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital. Sipas mediave greke iu desh disa orë për të nxjerrë nga rrënojat dy personat.


Sigal