Shefi i anti-drogës përplas për vdekje 17-vjeçarin në autostradë

431
Në orët e mbrëmjes së sotme është shënuar një aksident automobilistik në autostradën Tiranë-Durrës me pasojë një person të vdekur. Automjeti tip “Touareg” me targë TR 1767 T i drejtuar nga shefi i anti-drogës, Artan Shkëmbi që po udhëtonte nga Tirana për në Durrës, ka përplasur për vdekje një 17-vjeçar. Viktima Eriglen Sinanaj i ka prerë rrugën makinës dhe ka kalur mes për mes autostradës 1 km larg një mbikalimi. 17-vjeçari në momentit e kalimit nga një krah i autostradës në krahun tjetër ishte bashkë me tre shokë. Tre miqtë e tij kanë kaluar përmes mbikalimit, ndërsa Sinanaj nuk ka përdorur rrugën e sigurt, por atë më të shkurtër që rezultoi edhe fatale për jetën e tij.
Sigal