SHBA, horror ky Halloween në Bronx, vdes djaloshi shqiptar bashkë me 2 persona

420
Tragjedi në një familje shqiptare që prej vitesh jeton në New York. Djali i tyre Kristian Leka 24 vjeç humbi jetën sëbashku me dy persona të tjerë, një prej tyre një fëmijë 10-vjecar pasi u përplasën nga një makinë gjatë natës së Halloweenit në Bronx. Viktimat u tërhoqën zvarrë nga automjeti ‘Dodge Charger’ që drejtohej nga 52-vjecari Howard Unger. Makina doli nga rruga dhe hipi mbi trotuar duke marrë përpara turmën me njerëz që festonin Halloweenin.
Viktimat ishin, Kristian Leka 24 vjec, Louis Perez, 65 vjec dhe një vogëlushe e quajtur Nyanna Aquil. Të tre u deklaruan të vdekur në spital.
Mësohet se Kristiani mori plagë të rënda teksa tentoi të shpëtonte motrën e tij të vogël Fiona, 10 vjeç. I riu humbi jetën nga plagët rrugës për në spitalin Jacobi.

Ngjarja
Një rrugë e qytetit të Bronx-it, e mbushur përplot më fëmijë me maska dhe veshje arakteristike të Hallowen është kthyer në një skenë të vërtetë horror të shtunën pasdite, kur një makinë “kaloi” mbi një grup fëmijësh të moshave të ndryshme dhe prindërit e tyre, thotë sot shtypi njujorkez.
Media raportojnë se të vdekur janë tre persona, duke përfshirë fatkeqësisht edhe një djalë shqiptar 24-vjeçar, ndërsa kanë mbetur të plagosur tre persona përfshirë edhe një 21-vjeçare shqiptare Greta Leka.

“Kristian Leka, humbi jetën për të shpëtuar motrën e tij të vogël Fiona, 10 vjeç, teksa u godit nga makina dhe u deklarua i vdekur nga mjekët gjatë rrugës për t’u transportuar në spitalin “Jacobi”. Makina doli shumë shpejt nga rruga dhe ai e shtyu të motrën duke i shpëtuar jetën”, tha xhaxhai tij, Lush Leka, 64 vjeç për gazetën ‘Daily News’.
Motra e vogël Fiona, theu njërin krah nga ky aksident, tha xhaxhai. Ai shton se vajza ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Zyrtarët e policisë në New York thonë se aksidenti ndodhi, dje pasdite gjatë festimeve të Halloween në një lagje të Bronxit – Morris Park (një nga lagjet më të populluara me shqiptarë në qytetin e Bronxit).

Incidenti me pasoja tragjike, sipas policisë, ndodhi pasi një automjet – doli nga rruga në një trotuar në Morris Park, dhe goditi një grup fëmijësh me prindërit e tyre, të cilët kishin dalë në shëtitjet tradicionale, me kova në formë kungulli të verdhe, rreth orës 04:50 pasdite. Të vegjlit po këndonin “trick-or-treaters”.
Autori, Unger me makinën e tij u përplas fillimisht me një makinë të parkuar “Toyota” ngjyrë e zezë dhe më pas doli nga rruga në trotuar derisa u ndal në një gardh.
Policia tha se po heton rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Nuk dihet nëse autori ka pësuar ndonjë problem në zemër në momentin e drejtimit të automjetit apo ka pasur probleme mendore. Gjithcka pritet të zbardhet në orët në vijim.
Sigal