SHBA, babai tenton të vrasë vehten pasi ekzekutoi tre djemtë e tij

479
Një krim makabër ka tronditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku tre vëllezër dyshohet se janë vrarë me thikë nga babai i tyre.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në jug të Los Angeles, pranë Universitetit të Karolinës Jugore.
Qytetarët që kanë parë skenën makabër kanë telefonuar menjëherë policinë, e cila kur ka mbërritur në vendin e ngjarjes nuk ka gjetur veçse 3 viktima brenda një makine dhe babanë e tyre të plagosur rëndë.
Sipas mediave amerikane, tre vëllezrit ishin të moshës 8 deri në 12 vjeç. Policia ka gjetur në ndenjësen e parë babanë që dyshohet se ka qëlluar disa herë veten e tij me thikë, ndërsa në sediljet e pasme tre vëllezërit e pajetë.
Babai, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën i shtruar në spital, është i dyshuari kryesor për ngjarjen. Policia ka arrestuar edhe njerkën e tre vogëlushve, pas disa mesazheve të dyshimta që janë zbuluar në telefonin e saj.
Nëna biologjike e vogëlushëve nuk jetonte prej kohësh.
Sigal