Shantazhonte vajzën shqiptare me foto intime, pranga kosovarit

514
Një shtetas kosovar ka rënë në prangat e policisë në Prishtinë pasi shantazhonte që nga gushti një vajze nga Shqipëria.
Policia e Kosovës arrestoi dje në Mati një burrë që thuhet se kërcënonte vajzën shqiptare, identiteti i të cilës nuk dihet, me foto intime të cilat i kishte publikuar në rrjetet sociale.
“Mati 1, Prishtinë 23.08.2017/09.01.2018- NN. Më 19.01.2018 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti në rrjete sociale i kishte publikuar disa foto intime të viktimës femër shtetase e Shqipërisë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Sigal