Shantazhi për fotot intime, ja si ia vodhën fjalëkalimin adoleshentes

512
Gjimnazistes se shantazhuar me video e foto intime nga 3 adoleshentë që dje u ndaluan nga Policia e Tiranës, iu vodh fjalëkalimi i profilit në FB në një qendër interneti, pasi kishte komunikuar me të dashurin e saj në Itali.
Vajza 19­vjeçare, me iniciale E.P., ka bërë një kallëzim më datë 25 mars të këtij viti, duke pohuar se disa persona të panjohur po i bëjnë shantazh për t’i publikuar fotot intime të saj. Këto fotografi i ishin vjedhur nga profili i saj në “Facebook”, nga mesazhet që ajo kishte shkëmbyer me të dashurin, i cili jeton në Itali. Në këmbim të mospublikimit të tyre, autorët kërkonin 300 mijë lekë.
Në të kundërt, fotografitë e saj nudo, do t’i postonin në rrjetet sociale. Të dyshuarit, 19­vjeçari Sokol Kraja, i cili u arrestua në zbatim të vendimit të Gjykatës dhe dy 18­ vjeçarët E.S. e A.B., që u lanë të lirë, i bënin shantazh 19­vjeçares nëpërmjet adresave të ndryshme fiktive që kishin hapur në “Facebook”.
Sigal