Shakaja e Gentit ministër për 1 prill puna e targave CD?! Si i përgjigjet Përparim Kalo

648
Sigal

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme në detyrë, Gent Cakaj, deklaroi sot se do t’u hiqte targat CD Konsujve të Nderit. Menjëherë pas fjalimit të ministrit punonjësit e këtij dikasteri kanë lajmëruar përmes emeilit 38 Konsujt e Nderit, të cilët nuk do të qarkullojnë me me targë diplomatike. Por njëri prej tyre, Përparim Kalo, është përgjigjur duke e konsideruar këtë si një shaka të 1 Prillit nga ana e Cakajt.

“Shoqata e konsujve deklaron mbi deklaratën e ministrit dhëndër, të presin dt 2 prill, ndoshta ishte një shaka e ministrit me rastin e 1 prillit”, thotë Kalo.

“Ju faleminderit për notën verbale, e cila përcjell shqetësimin e ministrit të komanduar për saktësimin e rregullave protokollare në fushën e targave CD, të automjeteve të Konsujve të Nderit. Ndërkohë desha t’i përcillni ministrit të komanduar këtë mesazh:

Deklarimi se Konsujt e Nderit paskan bërë “shkelje të habitshme duke u pajisur me targa CD”, është në fakt një deklarim i habitshëm, pasi në asnjë vend të botës shteti nuk mund të konsiderojë shkelje, aq më tepër të habitshme, një veprim apo veprimtari të autorizuar prej vetë shtetit, ose organit të tij përfaqësues. Ndërkohë personalisht konfirmoj se nuk do ta përdor targën CD, por nga ana tjetër kërkoj që ministri të deklarojë publikisht, se Përparim Kalo nuk ka bërë shkelje të habitshme, për të kompensuar sadopak dëmin që ka shkaktuar lajmi, i përcjellë me aq bujë në media. Jam i nderuar nga Mbretëresha Margreth II e Danimarkës dhe është e padrejtë të çnderohem nga një ministër i komanduar i shtetit tim. Përfitoj nga ky komunikim për t’ju përcjellë nderimet e rastit.”, shkruan Kalo në përgjigjen e emeilit që i ka kthyer Ministrisë së Jashtme.