Sërish tritoli trondit Tiranën

462
Sigal

Një makinë e parkuar te stadiumi “Dinamo” është hedhur në erë më telekomandë

Krimi sërish pushton kryeqytetin. Një ngjarje tronditëse ndodhi mbrëmë, në një nga vendet më të populluara dhe ku kalimtarët e rastëishëm janë të shumtë në çdo orë të ditës.

Ora 22,20 e mbrëmjes, minë me telekomandë në makinë

Një shpërthim ka tronditur kryeqytetin mbrëmjen e djeshme. Mësohet se një sasi eksplozivi i është vendosur një automjeti të parkuar, në zonën e stadiumit “Dinamo”, ndërsa ka mbetur i plagosur pronari i makinës i identifikuar si Artan Prenga, 35 vjeç. Prenga mësohet se është pronar i një biznesi pranë vendit ku ka ndodhur shpërthimi. Ai ka marrë plagë të shumta dhe ndodhet në Qendrën Spitalore të Traumës në gjendje kritikeShpërthimi sipas dëshmitarëve ka qenë shumë i fortë dhe ka shkaktuar panik në këtë zonë që njihet si zonë me lëvizje të shumta. shpërthimi ka ndodhur në orën 22:00, pranë stadiumit “Selman Stërmasi” ku lidhet me Komunën e Parisit. Eksplozivi që mendohet se ka qenë i llojit tritol i është vendosur një automjeti tip “Benz ML”  me targa AA 948 AP, është hedhur në erë me një minë të telekomanduar. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se shpërthimi ka ndodhur prane nje Exchange ku mjeti ishte i parkuar. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar menjëherë vendin e ngjarjes. Nuk dihet ende nëse ka persona të shoqëruar në cilësinë e dëshmitarëve.

Dëshimtari okular i ngjarjes

Një dëshitar, që kaloi rastësisht në momentin e shpërthimit të minës së telekumanduar, dëshmon se automjeti ka qenë i parkuar, kur ka shpërthyer dhe se ka parë një person të shtrirë në tokë që bërtiste. “Pashë një person të shtrirë në tokë, para se të shpërthenin flakët. Isha ndër njerëzit e parë pranë ngjarjes. Personi bërtiste, kuptohet nga dhimbjet. Makina ishte e parkuar dhe kishte pak flakë poshtë, më pas ndodhi shpërthimi i madh”, tha dëshmitari okular i ngjarjes.