Sërish ndryshime në Policinë e Shtetit, emrat e drejtuesve të rinj në disa komisariate

484
Sigal

Sërish ndryshime në Policinë e Shetit. Mësohet se kryekomisari Pal Marku, me detyrë Specialist në Njësinë për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në Drejtorinë Hetimore Qëndrore në Depratamentin e Policisë së Shtetit, është caktuar përkohësisht në detyrën Shef i Komisariatit të Policisë Nr.6.

Ndërkohë, komisar Gilbert Hoxha, me detyrë Shef Sektori, në Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë është caktuar përkohësisht në detyrën Shef i Komisariatit të Policisë Nr.2.

Bëhet e ditur se Nënkomisar Neritan Boçi, me detyrë shef i Komisariatit të Policisë Nr.6, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, është emëruar në detyrën Specialist në Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Po ashtu, gazetari Klajdi Bodlli raporton per ‘BalkanWeb’ se Artur Heba u emërua shef Komisariati në Krujë, ndërsa Edvin Ndreu Nëndrejtor policie në Durrës.