Sërish grabitje, pre banesa në Fier

451
Sigal

‘Maskat’ rikthehet sërish. Këtë herë grabitja ka ndodhur në një banesë në fshatin Peshtan të Fierit.

Burime policore thanë se rreth 500 mijë lekë të vjetra janë grabitur sot në banesën e L.F., 66 vjeç , i cili jeton me bashkëshorten. Gjithashtu, janë marrë edhe disa sende me vlerë, sipas të njëjtave burime.

Grabitja vjen disa ditë pas asaj në Rinas javën e kaluar, ku u morën disa miliona euro dhe sipas policisë, Admir Murataj mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me efektivët e FNSH-së.

Pak ditë më pas, një banesë në fshat të Sarandës ra gjithashtu pre e grabitjes.