Sërish drogë nga Shqipëria në Itali, trafikantët përplasen me armë me policinë. Sekuestrohen mbi 2.4 ton hashash

502
Mbi 2.4 ton kanabis janë sekuestruar në Ravena të Italisë, sasi kjo nga më të mëdha të sekuestruara ndonjëherë në këtë zonë, ndërkohë që në pranga kanë rënë tre shqiptarë.
‘Ravenna today’ shkruan se pas hetimeve u kapën 4 persona, një 26-vjeçar italian si dhe tre shqiptarë, 21, 27 dhe 53 vjeç. Tashmë të gjithë ndodhen pas hekurave nën akuzën e transportit të lëndëve narkotike. Ndërkohë, me trafikanteve dhe policisë ka pasur përplasje me armë zjarri.
Kontrolli dhe ‘surpriza’
Hetimet rreth këtij grupi kriminal nisi pas një kontrolli të territorit, gjatë natës së të enjtes së kaluar nga karabinierët e Cervia-s dhe Milano Marittima. Patrulla e policisë pikasi një furgon rreth orës 04: 30 të mëngjesit përgjatë zonës së Savio-s, që të çonte në drejtim të Ravenës. ‘Ravenna today’ shkruan se në mjet kishte dy persona. Pas një ndjekje të shkurtër, furgoni që drejtohej nga 26-vjeçari italian u ndalua, ndërsa brenda tij kishte 2,4 ton marijuanë, 62 kg hashash, 4 kg vaj hashashi. Një sekuestrim ky i përmasave të mëdha sa i takon kësaj zone.
Sigal