Seri shpërthimesh të fuqishme në Vlorë! Banorët në rrezik për jetën

394
Një seri shpërthimesh të fuqishme kanë ndodhur këtë të dielë në lagjen “Pavarësia” në qytetin e Vlorës. Një transformator ka marrë flakë dhe shkëndijat elektrike kanë shpërthyer duke shkaktuar një zhurmë të madhe dhe të frikshme.
Të gjithë banorët e kësaj lagje në Skelë të Vlorës janë shqetësuar tejmase, pasi shkëndijat e forta elektrike lehtësisht mund të marrin jetë njerëzish. Transformatori i energjisë elektrike ndodhet në mes të dy pallateve të banuara dhe ka shpërthyer duke vënë në rrezik shumë persona. Njëri prej qytetarëve është shprehur për JOQ, se kabulli që vinte nga transformatori ishte i paizoluar dhe ka rënë në tokën e lagur nga shirat.
“Këto kabullat që lë ky shtet sheshit marrin jetë njerëzish. Ndodh në lagjen “Pavarësia”, në Skelë. Policia dhe zjarrfikësja nuk përgjigjeshin”, – thonë banorët.
Sigal