Serbi, arrestohet 47-vjeçari shqiptar me drogë armë dhe një sasi të madhe eurosh

411
Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia serbe pasi gjatë kontrollit rutinë në automjetin e tij u gjetën armë, drogë dhe një sasi e madhe eurosh.
Burime nga Ministria e Brendshme e Serbisë kanë bërë të ditur se është arrestuar shtetasi me iniciale S.M. 47 vjeç, nga Shqipëria në pikën e kalimit kufitar të Horgoshit, midis Serbisë dhe Kroacisë. Në automjetin e shqiptarit u gjetën pesë armë pistoleta, 23 fishekë, si dhe dy pistoleta silenciatorë. Gjithashtu, janë gjetur edhe disa paketa me pluhur lëndësh narkotike si kokainë dhe amfetaminë me peshë totale 5. 868 gram, paketa dhe pilula ekstazi me peshë 536 gram, si dhe 31.000 euro.
Sigal