Serbët kapin shqiptarin me 5 kg heroinë

152

Një shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Serbi, i dyshuar për prodhim të paaurorizuar të drogës.

Lajmin e jep gazeta serbe “Blic” e cila shkruan se shqiptari 58 vjeçar, Vlasuf Naziri, iu kapën 5 kg heroinë.

Lënda narkotike iu gjet në një makinë tip Golf që po lëvizte në drejtim të Kosovës, ndërsa arrestimi i shqiptarit ndodhi në Bujanovc.

Shqiptari e kishte ndarë lëndën narkotike në 15 pako, ndërsa media serb raporton se shqiptari njihej si bos droge nga komuniteti në Tërnocin e Madh, fshat i banuar kryesisht nga shqiptarë.

I dyshuari u ndalua për 48 orë, e do të dalë më tej përpara Prokurorisë së Vranjës nën dyshimin e kryerjes së veprimeve kriminale.