Sekuestrohet një gomone në Vlorë, dyshohet se përdorej për trafik droge

594
Policia e Vlorës ka sekuestruar sot një gomone 7 metra të gjatë. Mësohet se mjeti i lundrimit është kapur në Delisuf.
Mësohet se gomonia me dy persona në bord u ndoq nga policia kufitare, ndërsa dyshohet se do të përdorohej për transport të lëndëve narkotike.
Sakaq, dy personat kanë mundur të largohen me shpejtësi nga gomonia me 2 motorë me 250 kuaj fuqi, e cila u braktis afër Akërnisë, ndërsa policia është në ndjekje të tyre.
Kujtojmë se pak ditë më parë një tjetër gomone, që transportonte drogë, u pikas në Gadishullin e Karaburunit, ndërsa pas më shumë se 30 orësh u sekuestrua në ujërat e Malit të Zi.
Sigal