Sekuestrohet nje arsenal armësh e municionesh në Shkodër, pranga poseduesit

427
Një arsenal armësh është sekuestruar në qytetin e Shkodrës, ndërsa është arrestuar poseduaesi i këtij arsenali, 61 vjecari Pjetër Çuni i dënuar më parë me 20 vite burg për vrasje.
Arsenali i armëve u gjet në banesën e 61 vjecarit pas një kontrolli të befasishëm në banesën e tij në kuadër të operacionit të koduar ” Arsenal ” dhe si pasojë janë gjetur :
1 mitraloz i lehtë, 1 pistoletë, 2 pushkë 20-çe, 1 kallëp tritol, 2 kuti me 20 kapsolla detonatore , 7 krëhëra me fishekë dhe 380 fishekë.
Armët dhe municionet janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe do të dërgohen në laburatorin kriminalistik, për ekzaminim të metejshëm.
Ndërsa poseduesi i tyre është arrestuar për veprën penale ” Armëmbajtje pa leje “.
Sigal