Sekuestrohet karburanti, pronë e familjes Habilaj

460
Sigal

Sekuestrohet një karburant në pronësi të familjes Habilaj, ku pjesëtarë të saj janë arrestuar në Itali, pasi akuzohen për trafik ndërkombëtar droge.

Mësohet se biznesi, pranë Spitalit të Vlorës, është në pronësi të Artan Habilajt. Sekuestrimi i karburantit H.Oil është bërë nga Antikrimi Ekonomik me urdhër të Prokurorisë se Krimeve te Rënda, ndërsa ky vendim u mor me arsyetimin se ky biznes nuk justifikon të ardhurat. Ndërkohë Prokuroria pohoi se mbyllja e biznesit do të jetë deri në një afat të papërcaktuar.

Më 21 shtator të këtij viti, Prokuroria sekuestroi 31 pasuri të famijes Habilaj, mes tyre janë 8 apartamente, pasi dyshohet se janë krijuar me veprimtari kriminale. Kujtojmë se në përgjimet e autoriteteve italiane, vëllezërit Habilaj të cilët janë kushërinj të largët të Saimir Tahirit përmendin edhe emrin e ish-ministrit, çështje për të cilën ai po hetohet.

Pranimin e kerkeses se Prokurorise Prane Gjykates se Shkalles se Pare Per Krime te Renda Tirane dhe sekuestrimin e pasurive te meposhtme.

1. Pasuria ndërtesë me sipërfaqe 156m², e cila figuron në pronësi të shtetasit Artan Habilaj, i cili e ka blerë me kontratën e shitjes Nr.2688 Rep dhe 1787/2 Kol. datë 12.09.2014, me vlerë 40.000 euro.
2. Pasuria garazh me sipërfaqe totale 514m²,e cila figuron në pronësi të shtetasit Artan Habilaj, i cili e ka blerë me kontratën e shitjes Nr.2689 Rep dhe 1788/2 Kol. datë 12.09.2014, me vlerë 60.000 euro
3. Pasurinë apartament me sipërfaqe totale 77.7m²,e cila figuron në pronësi të shtetasit Artan Habilaj, me kontratën e shitjes Nr.3533 Rep dhe Nr.2290/1 Kol. datë 18.11.2014, me vlerë 3.000.000 (tre milion) lekë.
4. Pasuria apartament me sipërfaqe totale 40.95m²,e cila figuron në pronësi të shtetasit Ciko Habilaj, i cili e ka blerë me kontratën e shitjes Nr.3534 Rep dhe Nr.2291/1 Kol. datë 18.11.2014, me vlerë 2.080.000 (dy milion e tetëdhjetë mijë) lekë.
5. Pasurinë apartament me sipërfaqe totale 40.95m², e cila figuron në pronësi të shtetasit Ciko Habilaj, i cili e ka blerë me kontratën e shitjes Nr.3534 Rep dhe Nr.2291/1 Kol. datë 18.11.2014, me vlerë 2.500.000 (dy milion e pesëqind mijë) lekë.

6. Pasurinë apartament me sipërfaqe totale 102m², e cila figuron në pronësi të shtetasit Moisi Habilaj, i cili e ka blerë me kontratën e shitjes Nr.2696 Rep dhe Nr.1344/1 Kol. datë 04.07.2011, me vlerë 4.000.000 (katër milion) lekë.
7. Pasuria apartament me sipërfaqe totale 285m², e cila figuron në pronësi të shtetasit Artan, Moisi dhe Florian Habilaj, të cilët e kanë blerë me kontratën e shitjes Nr.2698 Rep dhe Nr.1345/1 Kol. datë 04.07.2011, me vlerë 20.000.000 (njëzet milion) lekë.
8. Pasurinë truall me sipërfaqe totale 580m²,e cila figuron në pronësi të shtetasit Artan, Moisi dhe Florian Habilaj, të cilët e kanë blerë me kontratën e shitjes Nr.727 Rep dhe Nr.305 Kol. datë 27.04.2016, me vlerë 205.000 euro.
9. Pasurinë ndërtesë me sipërfaqe totale 67m²,e cila figuron në pronësi të shtetasit Artan, Moisi dhe Florian Habilaj, të cilët e kanë blerë me kontratën e shitjes Nr.726 Rep dhe Nr.304 Kol. datë 27.04.2016, me vlerë 45.000 euro.
10. Pasurinë njësi me sipërfaqe totale 136 m²,e cila figuron në pronësi të shtetasit Florian Habilaj; i cili e ka blerë me kontratën e shitjes Nr.390 Rep dhe 167 Kol. datë 08.03.2017, me vlerë 170.000 euro.

11. Pasuria njësi me sipërfaqe totale 157m², e cila figuron në pronësi të shoqërisë “TURI&MZB” sh.a.;
12. Pasurinë apartament me sipërfaqe totale 71.5 m², e cila figuron në pronësi të shtetases Zenepe Habilaj, e cila e ka blerë me kontratën e shitjes Nr.646 Rep dhe 539 Kol. datë 22.04.2009, me vlerë 3.150.000(tre million e njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.
13. Një apartament me sipërfaqe 69m², ndodhur në lagjen “Uji i ftohtë”, Vlorë, me vlerën 25.000 euro. Nga dokumentacion i administruar rezulton se shtetasja Klementina Habilaj (bashkëshortja e shtetasit Artan Habilaj),me kontratë paraprake shitje Nr.742 Rep dhe Nr.484 Kol. datë 04.04.2016, ka blerë nga shoqëria “AFA Konstruksion” sh.p.k.
14. Pasuria 19/140+2-7, Z.K.8604, vol.37 fq.40, e llojit apartament, me sipërfaqe 104.5m², e cila figuron në pronësi të shtetasit Fatmir Minaj, i cili e ka blerë me kontratën e shitjes Nr.883 Rep dhe 456/1 Kol. datë 30.07.2013, me vlerë 5.400.000(pesë million e katërqind mijë) lekë.

15. mjeti me targë -AA900NF, e markës Audi, modeli A8, e vitit të prodhimit 2008;
16. Pasuri e paluajteshme ne emer te Artan Ciko Habilaj per te cilen ka aplikuar për legalizimin e një objekti sipas kërkesës me nr.977 datë 03.10.2014, me nr.1216 prot. datë 08.02.2017, me nr.2030 prot. datë 09.08.2017.
17. Pasuri i e paluajteshme ne emer te shtetasit Moisi Ciko Habilaj i cili ka aplikuar për legalizimin e një objekti sipas kërkesës nr.305 datë 19.06.2013 me vendodhje pylli i Sodës, Vlorë, ndërtesë 1 kat me sipërfaqe trualli 300m², kërkesës nr.4798 prot. datë 22.01.2015 dhe nr.2029 prot. datë 09.08.217.
18. Pasuri e paluajteshme ne emer te shtetasit Florian Ciko Habilaj, ka aplikuar për legalizimin e një objekti sipas kërkesës nr.2002 prot. datë 07.08.2017, me nr.2031 prot. datë 09.08.2017, me nr.2032 prot. datë 09.08.2017 dhe nr.2003 prot. datë 09.08.2017.
19. Për pasuritë e luajtshme dhe konkretisht mjeteve me targa
20. Automjetin me targë -AA900NF, e markës Audi, modeli A8, e vitit të prodhimit 2008;

21. Automjetit me targe AA221GJ.
22. Automjetin me targe AA265HF.
23. Automjetin me targe AA933JE.
24. Automjetin me targe AA997JT.
25. Pezullimin e pasojave te vendimit 379 te Gjykates se Shkalles se Pare Vlore deri ne dhenien e nje vendimi gjyqesore penal per pasurite e meposhtme :
26. Pasuria njësi me sipërfaqe totale 157 m², e ndodhur në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, e cila figuron në pronësi të shoqërisë “TURI&MZB” sh.a.;
27-Pasuria njësi me sipërfaqe totale 136m², e ndodhur në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, e cila figuron në pronësi të shtetasit Florian Habilaj ;
28. Pasuria apartament me sipërfaqe totale 77.7m²,e cila figuron në pronësi të shtetasit Artan Habilaj;
29. Pasuria me sipërfaqe 69m², apartament banimi në lagjen “Uji i ftohtë”, Vlorë, ndërtuar nga shoqëria “AFA Konstruksion” sh.p.k. kontraktuar nga shtetasja Klementina Habilaj në datë 04.04.2016.
30. Pasuria sipërfaqe 104.5m², e ndodhur në Vlorë, në pronësi të shtetasit Fatmir Minaj;
31. Pasuria ndërtesë me sipërfaqe 156m², e ndodhur në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, e cila figuron në pronësi të shtetasit Artan Habilaj;