Sekuestrohet kamioni me drogë në Itali, pranga të riut shqiptar

376
Sigal

Një shqiptar ka rënë në pranga, pasi u kap me një sasi prej 150 kg drogë në Cozenza të Italisë. Transportuesi i drogës u arrestua nga policia e Montegiordanos, të cilët bënë të mundur bllokimin e sasisë së marijuanës dhe hashashit.

“Ansa” shkruan se 32-vjeçari me inicialet G.M., u ndalua nga policia teksa ngiste një kamion.

Tensioni që shfaqi shoferi, bëri që policia të niste kontrollet në mjetin e tij, ndërsa qeni antidrogë zbuloi edhe sasinë e drogës.